Featured LAJME

Hoxhaj i reagon ashpër Kociançiqit: Resurset e Kosovës kurrë nuk do të jenë pjesë e dialogut

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka reaguar ndaj deklaratave të zëdhënëses së Komisionit Evropian, Maja Kocijancic në lidhje me futjen e Trepçës në bisedimet me Serbinë.

Hoxhaj është shprehur i shokuar nga kjo deklaratë, ndërsa ka thënë se është absolutisht e papranueshme që BE-ja të japë deklarata të tilla të pamatura që e dëmtojnë vetë procesin e dialogut me Serbinë.Hoxhaj theksoi se resurset kombëtare të Kosovës kurrë nuk do të jenë pjesë e dialogut.

“I shokuar nga deklaratat për Trepçën të zëdhënëses së Komisionit Evropian, Maja Kocijancic. Absolutisht e papranueshme që BE të japë deklarata të këtilla të pamatura që edhe mund ta dëmtojnë procesin e dialogut me Serbinë. Resurset kombëtare të Kosovës kurrë nuk do të jenë pjesë e dialogut”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter./Gazeta Blic

Related posts

Thaçi takohet me Kosnett-in, pajtohen që duhet të hiqet taksa

admin

Profesori britanik: Le të bëhet shkëmbimi i territoreve Kosovë-Serbi, nëse kjo çon në marrëveshje finale

admin

Labi: Kryeministër mos e hiqni taksën, bëjeni 200% derisa Serbia ta njeh Kosovën si shtet!

admin