LAJME

Komisioni për deportimin e gjashtë shtetasve turq: Kemi identifikuar 31 shkelje

Pas shumë muajsh punë e intervistimeve të disa nga krerëve më të lartë e udhëheqësve të disa institucioneve shtetërore, komisioni parlamentar për deportimin e gjashtë shtetasve turq ka përfunduar raportin e plotë që zbardh prapavijën e asaj që kishte ndodhur ditën e 29 marsit, kur gjashtë shtetas turq u dëbuan dhunshëm për në Turqi, shkruan Express.
Duke folur para mediave, kryetari i këtij komisioni Xhelal Sveqla, ka thënë se me këtë dëbim të shtetasve turq është bërë shkelja më e madhe e sovranitet e që si prapavijë ka pasur një operacion për të cilin ishin mirë të informuar Policia e Kosovës e AKI’ja.

“Bënë shkeljen më të madhe të sovranitet nga ata që duhet në mënyrë active ta mbrojnë, nga AKI dhe nga Policia e Kosovës. Ata arrestuan gjashtë shtetas turq dhe i dërguan në një shërbim të jashtëligjshëm, tre muaj pas ngjarjes kuvendi themeloi komisionin në lidhje me rastin e ndriqimit. Qëllimi është zbulimi se çka ka ndodhë dhe shkeljet dhe procedimi i këtyre shkeljeve për në institucionet relevante”, deklaroi Svecla.

Deputeti i VV’së tha se komisioni nga intervistimet ka arritur të kuptojë se si ka ndodhur rasti dhe kush nga udhëheqësit e institucioneve qëndronte prapa organizimit.

“Si ka ndodhur ngjarja, hapat procedural:

Më 12 dhe 19 mars një zyrtar për AKI shkon në zyrën për shtetësi në azil atë ditë ka edhe një email zyrtar për këtë temë.

Më 19 mars AKI thotë se i ka në vëzhgim shtetasit turq.

Me 21 mars kërkohet revokimi i lejes.

Më 27 mars kompania ajrore “Birlisik Insaat kishte kërkuar leje për fluturim më qëllim biznesor me një pasagjer një ardhje dhe një në shkuarje

28 mars ndryshohet data dhe qëllimi i fluturimit, atë ditë aprovohet vendimi.

29 mars ish drejtori i AKI’së i drejtohet ish’ministrit të Punëve të Brendshme për të revokuar leje të qëndrim.

29 mars drejtoria për megrim të huaj nxjerr gjashtë urdhëra për largim me forcë.

Atë ditë takim në nivel drejtuesit lidhur me organizim të operacionit.

Me 29 mars grupi i parë i policisë fillon aksionin,

Aksioni përfundon me nisjen e aeroplanit në ora 10:50.

Më 31 mars kërkohet nisja e hetimeve”

Sipas gjetjeve të komisionit, në cdo fazë ka pasur shkelje, që nga revokimi i lejeve e deri te largimi, e gjithsej numri i shkeljeve ka arritur në 31.

“Komisioni ka gjetur shkelje në çdo fazë që nga revokimi i lejeve deri te largimi. Ka 31 shkelje”, shtoi ai.

Ish’drejtori i AKI’së, Driton Gashi kishte kërkuar revokim të lejës duke thënë se bëhej fjalë për terroristë, gjë të cilën e ka mohuar gjatë intervistimin.

“Edhe vetë kryeministri e ka cilësuar si shkelje pse janë dëbuar me kaq ngutje. Nuk ka qenë aksidentale po ka qenë në koordinim të plotë të institucioneve. Një zyrtar i lartë i Policisë ka pranuar se e kishte ditur se nuk ekzistonte urdhër i ligjshëm po me dijeninë dhe me insitimin e dy zyrtarëve të AKI janë dëbuar linshëm”, tha Sveqla.

Madje sipas tij deklaratat e dyshimta e kundërthënëse ishin mes Gashit e Maxhunit, pasi që Shpend Maxhuni ka mohuar se ka pas ndonjë dijeni për këtë operacion.

“Shpend Maxhuni dhe Driton Gashi kanë dhënë dëshmi kundërdhënëse se a e kishte ditur z.Maxhuni për operacionin apo jo. Kjo do të thotë se njëri prej tyre ka paraqitur dëshmi të rrejshme. Në listën e shkeljeve ne kemi 31 shkelje të cilat do të ju shpërndahen si prokurorisë po ashtu edhe të gjitha palëve të interesuara”, përfundoi ai./Express

Related posts

Dacic dhe Serbia bëjnë një veprim që cmend presidentin Trump dhe Amerikën

admin

Merkel i drejtohet Mogherinit: ‘Ti nuk mund t’i japësh mësim Kosovës’

admin

Kjo është marrëveshja me Serbinë në detaje që e ka gatuar Thaçi

admin