LIFESTYLE

(Video) Kalimtari i rastit dëgjon foshnjën duke qarë, ekipet emergjente në Afrikën e Jugut shpëtojnë foshnjën e porsalindur që ishte braktisur në pusetë

Ky është momenti kur një foshnje e porsalindur nxirret e gjallë nga puseta në Afrikën e Jugut, pasi një kalimtar rasti e dëgjoi vogëlushen duke qarë.

Videoja shfaq ekipet e shpëtimit duke e nxjerrë foshnjën, pasi hapën gropën e madhe për të mos rrezikuar jetën e saj gjatë nxjerrjes nga puseta në pjesën veriore të Durhamit, transmeton Telegrafi.

Ekipet e shpëtimit i kanë kaluar tri orë për ta nxjerrë foshnjën që kishte ngecur në shtatë metra thellësi. Ishte një banor i kësaj zone që ishte zgjuar në mëngjes për të ecur, dhe dëgjoi foshnjën duke qarë.

Ai fillimisht mendoi se bëhet fjalë për një mace, por kur iu afrua pusetës e kuptoi se bëhet fjalë për një foshnje. Megjithatë pasi kontaktoi policinë në vendin e ngjarjes u shfaqen edhe ekipet emergjente, zjarrfikësit dhe autoambulanca, që pas një pune ekipore nxorën foshnjën.

Afrika e Jugut vazhdimisht përballet me numrin e madh të foshnjave të braktisura, ku brenda një viti regjistrohen 3,500 raste ku autoritetet përkatëse mundohen t’i gjejnë prindërit e tyre.

Related posts

Faktori që përmirëson ndjeshëm jetën seksuale

admin

10 gjërat që eksitojnë tej mase meshkujt

admin

Lamtumirë kancerit, diabetit dhe obezitetit vetëm përmes limonit të ngrirë

admin