LAJME

Haradinaj pas takimit me Kosnett: Do ta ruajmë miqësinë me Amerikën

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, gjatë ditës së sotme e ka pritur në takim ambasadorin amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett.

Haradinaj është shprehur se me ambasadorin amerikan folën për angazhimet e dy shteteve për avancimin e agjendës euro-atlantike të Kosovës.

“Marrëdhënia e ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Amerikës është e pacenueshme, pa marrë parasysh dallimin eventual në opinione”, ka shkruar kryeministri Haradinaj në Facebook.
Kosova mbetet e vendosur në ruajtjen e miqësisë dhe përherë besnike ndaj aleatit të saj strategjik, ShBA-së. Në takim të rregullt pune me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, bashkëbiseduam për intensifikimin e angazhimeve të përbashkëta në fuqizimin e Kosovës në të gjitha aspektet dhe avancimin e agjendës euro-atlantike të vendit tonë. Marrëdhënia e ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Amerikës është e pacenueshme, pa marrë parasyshë dallimin eventual në opinione.

Related posts

Glauk Konjufca padit Dardan Molliqajn për shpifje dhe fyerje

admin

Uran Ismaili e quan historike ditën e sotme për mjekët, kërkon përgjegjësi prej tyre

admin

DOKUMENT: Pagat e reja të mësuesve

admin