Featured LAJME

Aksidenti në autostradën Shkup-Tetovë, rreth 20 persona janë transportuar në spital në Shkup

Rreth 20 persona të aksidentuar në autostradën Shkup-Tetovë janë transportuar deri më tani në spitalin “8 shtatori” në Shkup, njoftoi para pak çastesh televizioni Alsat.

Siç transmeton Gazeta Express, patrullat policore kanë bllokuar dhe siguruar perimetrin e aksidentit.

Zv. ministri i Brendshëm, Agim Nuhiu, si dhe ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, janë duke shkuar në vendin e ngjarjes.

Kalimtarët e rastit dhe qytetarët të cilët gjenden në vendngjarje janë mbledhur grup dhe po mundohen që të rrokullisin autobusin, për të mundësuar tërheqjen e udhëtarëve që kanë ngelur brenda autobusit të nxirren jashtë.

Mjete të rënda janë sjellur në vendngjarje për të mundësuar që të lëvizin autobusin, kujtojmë që autobusi është rrokullisur në kilometrin e shtatë të autostradës Shkup-Tetovë.

Ekipet e ndihmës së shpejtë janë mbledhur në vendngjarje nga ku po ndihmohen nga kalimtarët e rastit dhe banorët përreth, për të nxjerrë nga autobusi udhëtarët të cilët kanë ngelur brenda, dyshohet edhe për të vdekur.

Sipas dëshmitarëve thuhet se shkak i aksidentit ishte plasja e gomës me çrast autobusi ka përfunduar në korsinë e kundërt të autostradës.

Related posts

Haradinaj: Serbia po vë shantazhe e kushte për vazhdimin e dialogut, e këtë s’e pranojmë

admin

Pjesëtari i FSK-së ndalohet për keqpërdorim seksual të 15-vjeçares

admin

Ja momenti kur grabitësit plaçkisin Teb Bankën

admin