Featured LAJME

Arrin në 5 numri i të vdekurve, pas aksidentit të rëndë në autostradën Shkup-Tetovë

Siç po raportohet jo zyrtarisht nga mediat e Maqedonisë, ka arritur në pesë numri i viktimave, pas aksidentit të të rëndë me autobus në autostradën Shkup – Tetovë, raporton Gazeta Metro.

Ndërkohë, janë edhe mbi 20 persona të lënduar të tjera.

Kalimtarët e rastit dhe qytetarët të cilët gjenden në vendngjarje janë mbledhur grup dhe po mundohen që të rrokullisin autobusin, për të mundësuar tërheqjen e udhëtarëve që kanë ngelur brenda autobusit të nxirren jashtë.

Mjete të rënda janë sjellur në vendngjarje për të mundësuar që të lëvizin autobusin, kujtojmë që autobusi është rrokullisur në kilometrin e shtatë të autostradës Shkup-Tetovë.

Ndëkrohë, raportohet se shkak i aksidentit ishte plasja e gomës me ç’rast autobusi ka përfunduar në korsinë e kundërt të autostradës .

Related posts

Edhe një dështim i Serbisë, KS i OKB redukton seancat për Kosovën

admin

Daçiq ia puth dorën Mogherinit, shikoni fytyrën e saj

admin

Babai i gruas që u vra sot në Vlorë: Jam i tronditur, e kishte rrahur më parë

admin