Featured LAJME

Pacolli ‘godet’ shtetin serb: Kurrë më nuk do jeni pykë mes nesh e Amerikës

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë se Kosova ka marrëdhënie të përhershme dhe të natyrshme me SHBA-të dhe perëndimin.

Sipas tij Serbia kurrë nuk do të kthehet në pykë mes lidhjes të pashkëputshme të Kosovës me SHBA-në dhe perëndimin.

“Serbisë i themi, para dhe pas pavarësisë, para dhe pas ushtrisë, para dhe pas taksës, me apo pa Marrëveshje gjithëpërfshirës se, ne kurrë nuk do ta bëhemi shkaktar i zhgënjimit të SHBA-ve”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Ky është postimi i plotë:

Ngutia dhe turri i përfaqësuesve të Serbisë, që deklarohen e ri-deklarohen për taksen edhe sot, ka si cak marrëdhëniet tona me SHBA-të. Kosova ka mardhenie të përhershëme dhe të natyrshme me SHBA-të dhe perendimin.Mardhëniet e Kosovës me SHBA dhe perendimin përcaktojnë, natyrën e karakterit të identitetit tonë shtetëror. Serbisë i themi, para dhe pas pavarësisë, para dhe pas ushtrisë, para dhe pas taksës, me apo pa Marrëveshje gjithëpërfshirës se, ne kurrë nuk do ta bëhemi shkaktar i zhgënjimit të SHBA-ve, e perendimit dhe shkaktar të gëzimit tuaj eventual mbi diçka të tillë. Serbia kurt nuk do të kthehet në pykë mes lidhjes sonë të pashkëputshme me SHBA-të dhe perendimin.

Ne kemi partner të përhershem, të qendrueshëm e të natyrshëm dhe pa interesa egoiste!

Related posts

Veseli del para mediave: Flet për rrëzimin e Qeverisë

admin

Ramush Haradinaj ia ofron këtë post në Qeveri, Sylejman Selimit

admin

Rikthehet i ftohti, kaq shumë do zbresin temperaturat!

admin