SHOWBIZ

Thaçi dekoron me Medalje Presidenciale Sabri Fejzullahun

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka dekoruar me Medaljen Presidenciale të Meritave, këngëtarin e mirënjohur Sabri Fejzullahun, shkruan Gazeta Metro.

Thaçi ka e vlerësuar lart punën e Fejzullahut, të cilën ai e ka bërë për më shumë se gjysmëshekulli, duke theksuar se përveç muzikës ai na ka argëtuar edhe me humor.

“Me Medaljen Presidenciale të Meritave, sot e dekorova një prej këngëtarëve më të pëlqyer të publikun tonë për më shumë se gjysmëshekulli. Gati tërë jetën e tij Sabriu na ka argëtuar me këngën dhe humorin e tij. Na ka treguar bukuritë e jetës, por edhe na ka bërë të mendojmë për detyrat dhe obligimet për shoqërinë tonë”, ka shkruar Thaçi në rrjetin social Facebook.

Sabri Fejzullahu i takon gjeneratës së vjetër të këngëtarëve, i cili ka arritur që edhe në kohën e re të zë vendin e vet në muzikën argëtuese të Kosovës, por edhe më gjerë. Ai është edhe aktor, në filmografinë e tij gjenden mbi 20 filma, shumica të zhanrit komedi./gazetametro.net

Related posts

10 shtetet me femrat më të bukura në botë

admin

Tri motra bukuroshe e të kolme, shfaqen në Dubai

admin

Adelina Ismaili paska qenë ‘pushkë’ në familjen e saj, kjo është arsyeja

admin