Featured LAJME

Vuçiq: Unë jam më i fortë se Milosheviqi

Aleksandar Vuçiq ka thënë se ka fuqi më të madhe në popull se ish-presidenti Slobodan Milosheviq.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se ka fuqi më të madhe në popull se ish-presidenti Slobodan Milosheviq.

Vuçiq ka qenë mysafir në emisionin e mëngjesit në “TV Pink” ku ka folur për temat aktuale përfshirë presionin ndaj tij, zgjedhjet si dhe vendimet e tij për përmirësimin e standardit të jetës së serbëve.

“Nuk ndihem fajtor, ne nuk kishim asnjë përplasje prej kur unë jam në këtë vend”, deklaroi ai.

“Unë eci lirshëm. Problemi është se flitet keq për Serbinë”, shtoi Vuçiq duke komentuar deklaratat e rivalëve të tij politikë në Serbi.

“Por, fuqia ime në popull është më e madhe se e Milosheviqit, fuqia në ushtri është dy herë më e madhe, pa e llogaritur numrin e ushtarëve”, u shpreh ai.

Related posts

​Ndahet nga jeta akademik Idriz Ajeti

admin

Zyrtare: Arrestohet polici i cili dhunoi dhe keqpërdori seksualisht 16 vjeçaren nga Drenasi

admin

FSK rekruton ushtarë të rinj, kjo është data kur mund të aplikohet

admin