3.4 C
Pristina
Thursday, March 30, 2023

Lajm aspak i mirë për Isa Mustafën dhe Bujar Bukoshin: FiIIon hetimi për Fondin e 3%!

Rekomandime

Isa Mustafa dhe Bujar BukoshiFahri Mahalla ka marrë përgjigjen nga Prokuroria Speciale për fondin e 3 përqindshit, kërkon drejtësi
Profesori Fahri Mahalla, veprimtar kombëtar në diasporë, i cili jeton dhe vepron në Zvicër ka marrë përgjigje nga Prokuroria Speciale për fondin e 3%.

Ai po kërkon hetim, për keqpërdorimet e mundshme në këtë fond.

Gazeta “Bota sot”, ka siguruar përgjigjen e Prokurorisë Speciale e cila ia ka kthyer Mahallës, teksa ky i fundit thotë se, tashmë lënda është dërguar në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

“Njoftoj veprimtarët dhe kontribuesit e fondit të 3% në Diasporë dhe ne Kosovë, se prokuroria speciale e Republikës së Kosovë, me ka njoftuar me shkrim, se e ka shqyrtuar raportin financiar: Të periudhës tetor 1991 – shtator 1999 të Qeverisë në ekzil të Kosovës, me kryeministër Bujar Bukoshi dhe ministër të financave Isa Mustafa. Lëndën e kanë shqyrtuar dhe e kanë deleguar në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, si Prokurori kompetente për trajtimin e rastit”, shprehet Mahalla.

Ai tregon arsyen pse e ka dërguar Raportin Financiar në Prokurorinë Speciale të Kosovë.

Përgjigja e Prokurorisë

“Veprimtarë dhe donatorë të fondit te 3%, arsyeja që e dërgova Raportin financiar në (PSRK), raporti financiar është i papranueshëm. Ky raport financiar, është i pakompletuar, i mungojnë elementet bazë. Shifrat e raportit financiar, duhet të përputhen me raportin e bankave, e pastaj të vazhdohej më tutje. Ju veprimtarët dhe kontribuesit e fondit të 3%, që kontribuat në fondin shtetëror për Republikën e Kosovës, ju që dhatë ndihma për Drenicën, ju që ju përgjigjet aksionit gjithçka për pavarësinë e Kosovës, ju jeni kombëtarisht të ngritur, ju jeni të ndergjegjeshëm. Obligim ishte që të paguhej 3%. Në realitet mbetej në ndërgjegjeje e secilit për të paguar 3%. Sepse në shtetet perëndimore dhe kudo në botë, ne nuk kemi pas të drejt, të marrim masa kundër atyre që nuk e kanë paguar 3%. Të tillë që nuk e kane paguar 3% dhe qe nuk ju kanë përgjigjur aksioneve ka shumë”, thotë Mahlla.

Profesori tregon për raportin e ish-ministrit të Financave Isa Mustafës.

“Veprimtarë dhe Kontribues të fondit te 3%, më herët ju kam njoftuar, përmes një shkrimi në Gazetën “Bota sot”, se Raportin financiar, të ish ministrit të financave Isa Mustafa, të periudhës tetor 1991 – shtator 1999, ku janë të përfshira të gjitha shtetet, aty ku është paguar 3%, nëpër banka. Raportin financiar e kam dorëzuar në Prokurorin Speciale të Republikës së Kosovës në Prishtinë. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, me ka njoftuar me shkrim: Raportin financiar bashkë me dokumentet tjera, e kanë shqyrtuar dhe e kane dërgu në Prokurorin Themelore të Republikës së Kosovës në Prishtinë. Si dëshmi po ju paraqes njoftimin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës në Prishtine, për çdo risi do të ju njoftoj”, pohon ai.

Ai thotë se, veprimtarët dhe kontribuesit e fondit, të 3% mbesin me shpresë, se Prokuroria Themelore e Republikës së Kosovës në Prishtinë, bashkë me Gjykatën shtetërore, të Republikës së Kosovës, raportin financiar do ta shqyrtojnë, dhe do ta kontrollojnë, me ekspertë të financave dhe do ta nxjerrin në shesh të vërtetën

Më shumë artikuj

Të fundit