-3.1 C
Pristina
E martë, 7 Shkurt, 2023

“A kanë fëmijë këta, a dinë me u frikësu prej Zotit?”, Binomi Nura&Lushtaku ‘largojnë’ nga puna 14 punëtor shëndetësor

Rekomandime

Komuna e Skenderajt në krye me kryetarin Fadil Nura dhe vartësin e tij Sami Lushtaku kanë marrë vendim qe të ri-shpallin projektin e Kosova Med ku ishin të angazhuar afër 14 punëtor shëndetësor; të cilëve sot ju janë skaduar kontratat dhe nuk ju është vazhduar të njejteve, shkruan portali Rajoni.org.

Qellimi i ri-shpalljes se këtij projekti portali rajoni mëson se është duke ndodhur për dy arsye, e para është qe të largohen stafi paraprak i punësuar në kohën e Bekim Jasharit dhe të largohet gjithëçka qe frymon me të, ndërsa qëllim i dytë është qe aty të mirrët staf i ri ku do të rehatohen militant partiak dhe anëtar e familjarë të pushtetarëve,

Ndonëse i ri në moshë, njëri nga punëtoret e këtij projekti ka folur për portalin rajoni ku në gjendje të rëndë emocional e psikologjike me lot në sy ka shprehur mllefin dhe dëshprimin e tij.

“Me atë pagë, e kam mbajtur familjën, çka me ba tash? A kanë fëmijë këta, a dinë me u frikësu prej Zotit? Nuk di as qysh me i’a dal, në mundësin e parë kam me ik prej këtij vendi”, është shprehur ndër të tjera ai (Rajoni ka censuar deklarimin e tij për shkak përnmbajtjes)

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe menagjeri i këtij projekti, Fatmir Osmani, i cili ka vlersuar lartë punën e tyrë ka ka shkruar në rrjetin social “facebook”:

“Dua të falënderoj secilin person që ishte pjesë e projektit, por edhe kompaninë Kosovamed Health Care, që gjatë tanë kohës ka treguar bashkëpunim dhe përkrahje për gjithë aktivitetet e zhvilluara në kuadër të projektit. Uroj që këto vasha dhe djelmosha punëtor, të gjejnë mundësi punësimi , sepse përveç që nevojiten shume edhe paraqesin një aset dhe vlerë të madhe për shëndetësinë kosovare. Ajo që dua ta them krejt në fund është se ata do të na mungojnë shumë, sepse mungesa e tyre do të reflektoj direkt ne kujdesin shtëpiak dhe ne do të kemi një mundësi ma pak për të qenë sa ma afër kësaj kategorie pacientesh, të cilët vërtet kanë nevojë për shërbime të tilla. Por, mungesa e tyre do të bëjë që edhe gjithë shërbimet tjera të vuajnë”.

Më shumë artikuj

Të fundit