Analisti Nexhmedin Spahiu, ka shkruar një status për pjesën veriore të Mitrovicës.
Në postimin e tij, ai ka ngritur disa pyetje në lidhje me një ngjarje në veri të Kosovës.
“A u mor vesh se kush i vari nëpër shtylla gjithë ata qindra flamuj të Shqipërisë nëpër Kushtovë e Suhodoll?”, ishte pyetje fillestar e Spahiut.
Madje, ai ka ngritur një hipotezë paksa provokuese, në formë pyetje.
“Çka pret Policia e Kosovës që nuk e zbardhë rastin se cili shërbim inteligjent i huaj ka financuar këtë veprim për ta ndezur atmosferën e luftës në Mitrovicë?”, pyeti Spahiu.