Categories: LAJME

Bekim Haxhiu thotë se Vitia ia shpërfilli ofertën për vaksina

Ministria e Shëndetësisë ende nuk ka bërë verifikimin e kontakteve që ia përcolli deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu, si dhe nuk ka proceduar kërkesë zyrtare për këtë çështje.

Dhjetë ditë më parë takoi ministrin e Shëndetësisë, ku i dha ofertën e një kompanie për sigurimin e vaksinave kundër virusit korona.

Oferta sipas deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiut mund të siguronte nga 500 mijë deri në 3 milionë vaksina Pfizer për qytetarët e Kosovës.

Pas takimit i pari i Shëndetësisë, Arben Vitia kishte thënë se dikasteri që udhëheq do të verifikojë menjëherë këto kontakte të Haxhiut.

Por, ani pse kanë kaluar dhjetë ditë Ministria e Shëndetësisë ende nuk ka bërë verifikimin e tyre, si dhe nuk ka proceduar kërkesë zyrtare për këtë çështje.

Këtë e thotë vetë Haxhiu.

Bekim Haxhiu mohon se çmimi mund të jetë arsyeja pse MSH-ja nuk ka verifikuar këto kontakte dhe nuk ka kontaktuar me kompaninë në fjalë, për të cilën T7 raportoi që është izraelite.

Ndërkohë ka 10 ditë, që T7 dërgon pyetje në adresën e Ministrisë së Shëndetësisë për këtë çështje, mirëpo të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

Edhe nga Pfizer dhe BionTech konfirmojnë se nuk ka ende diçka konkrete mes tyre dhe Qeverisë që lidhet me vaksinat.

Por, që pohojnë se mbesin në diskutime.

Gjithsej 24 mijë doza të vaksinës Astrazeneca iu dhanë Kosovës si donacion, por që të njëjtat tashmë janë shpenzuar.

Kjo ka bërë që të mbyllet faza e parë e vaksinimit, deri në sigurimin e vaksinave të reja

Kosova ime

Recent Posts

Veç një kategori e caktuar e kosovarëve dhe shtetasve tjerë mund të hyjnë në Mal të Zi

Agjencia kroate HINA njoftoi të shtunën se autoritetet malazeze kanë hapur kufijtë për qytetarët e Bashkimit Evropian dhe vendet izraelite…

2 javë ago

U shpall person “non-grata” nga SHBA, lajmërohet Sali Berisha

Pergjigje zotit Antony Blinken, Sekretar i Departamentit te Shtetit te SHBA per vendimin e tij per te ndaluar hyrjen time…

4 javë ago

Kryetarja e re e Preshevës: Ditë historike, u çliruam nga ndikimi i Beogradit

Kryetarja e re e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani ka deklaruar se ka marrë mandatin në bazë të ligjit nga…

1 muaj ago

Abelard Tahiri nuk di ta shkruajë saktë as vendlindjen e vet

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka bërë gabime elementare drejtshkrimore në Formularin për Broshurën Parlamentare, ku kërkohet plotësimi i disa…

1 muaj ago

Grenell mban në zyrën e tij fotografinë me Thaçin

Grenell mban në zyrën e tij fotografinë me Thaçin Ish i dërguari special i presidentit Trump për procesin e bisedimeve…

1 muaj ago

Zyrtarja e PDK’së me kritika: Albin Kurti sa ishte i burgosur në Beograd, Hashim Thaçi kërkonte lirimin e tij

Hanife Osmani, anëtarja e kryesisë së PDK’së në Mitrovicë, ka bërë një reagim pas njoftimit nga ish-kandidati për deputet Hisen…

2 muaj ago