-3.1 C
Pristina
E martë, 7 Shkurt, 2023

Biden vihet në lëvizje për ngjarjet në Poloni, Shtëpia e Bardhë njofton për veprimet e tij

Rekomandime

Ngjarjet e raportuara të ndodhura në Poloni kanë vënë në lëvizje edhe presidentin amerikan, Joe Biden.

Siç raporton CNN, Biden së shpejti do të telefonojë presidentin polak, Andrzej Duda.

“Biden është informuar për raportimet nga jashtë Polonisë dhe së shpejti do të flas me presidentin Andrzej Duda”, citohet nga CNN të kenë thënë nga Shtëpia e Bardhë.

Kujtojmë që mediat ndërkombëtare raportuan se raketat ruse kanë goditur një fshat në Poloni, afër kufirit me Ukrainën, duke lënë dy të vdekur.

Këto raportime nuk janë konfirmuar ende me Rusinë që i mohon akuzat.

Reagime ka pasur edhe në Kosovë, teksa kryediplomatja Gërvalla ka thënë se BE duhet ta ndalë Putinin para se ai ta sjellë “luftën edhe në kontinent”.

Më shumë artikuj

Të fundit