9.4 C
Pristina
E enjte, 8 Dhjetor, 2022

Borrell me fjalë të ashpra ndaj Kosovës: S’ka marrëveshje, e dhamë një propozim që e pranoi Vuçiqi por jo Kurti

Rekomandime

Josep Borrell ka folur pas takimit të gjatë mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Vuçiq.

“Mospajtimi për targat… Kosova ka vendosur të lëshojë gjoba prej sonte për ata që s’i kanë regjistruar makinat e tyre me targa RKS. Si pasojë, serbët e Kosovës janë larguar nga inistitucionet e Kosovës.” – tha fillimisht ai.

Ai vazhdoi të përmendte edhe faktet për situatën në terren, përfshirë dorëheqjen e 600 zyrtarëve policorë serbë.

“Kjo lë një vakum të madh të sigurisë (në veri të vendit). Në terren dhe në situatën aktuale politike. Po, kemi një mision të Eulexit, por ata s’mund të marrin punën e policisë lokale. Sundimi i Ligjit nuk duhet të shërbejë si pretekst për tensione dhe eskalime,” – vazhdoi z. Borrell.

“Takimi i sotëm ishte për de-eskalimin e situatës.”

Më tej, kryediplomati evropian u shpreh se prej verës ishin përpiqur të shtynin këtë çështje.

“Kjo nënkupton se nuk kemi qenë në gjendje të zgjidhim çështjen kryesore, atë të marrëdhënieve të normalizuara. Jua bëra të qartë të dyja palëve, që s’mund të vazhdojmë kështu,” – tha diplomati spanjoll.

“Pas shumë orësh diskutimi, të dyja palët nuk arritën në një zgjidhje sot. Mendoj se ka një përgjegjësi të qartë për atë që mund të ndodh në terren,” – përfundoi ai.

“Kemi dhënë një propozim, që Vuçiqi e ka pranuar por Kurti nuk e ka pranuar,”

“Pres prej Kosovës që të pezullojë të gjitha hapat sa i përket targave, dhe pres prej Serbisë që të mos lëshojë targa të reja ilegale,”

Më pas, z. Borrell ashpërsoi gjuhën e tij.

“Po ashtu kjo nënkupton se duhet të dalim në përfundimet tona… do t’i informoj shtetet anëtare dhe partnerët për sjelljet e partnerëve të ndryshëm, dhe mungesën e respektit për obligimet legale ndërkombëtare, dhe sidomos për Kosovën.E di që ky është sinjal shumë i keq politik,” – tha ai.

Më shumë artikuj

Të fundit