3.4 C
Pristina
Thursday, March 30, 2023

Daçiç për takimin në Bruksel: Ose do të triumfojë mendja e shëndoshë ose do të ketë incidente

Rekomandime

Gazeta opozitare serbe “Nova.rs” thotë se përmes burimeve të saj, Aleksandar Vuçiç ka refuzuar propozimin e BE’së për zgjidhjen e çështjeve të targave, ndërsa Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sipas tyre, ka insistuar në riregjistrimin e tërësishëm të targave në RKS.

Daçiç i ka dalur zot presidentit të tij, Aleksandar Vuçiç, duke i bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që t’i bëjë presion Kosovës.

“Është e qartë se kush mund të inicojë këso incidentesh dhe adresa për presion është krejtësisht e qartë. Nëse dikush dëshiron që këto presione t’i drejtojë kah Prishtina ose, kjo i mbetet komunitet ndërkombëtar për ta zgjidhur”, ka thënë Ivica Daçiç.

Shefi i diplomacisë serbe ka thënë se nëse s’ka marrëveshje dhe niset masa e shqiptimit të gjobave për serbët me targa “KM”, “kjo do të çojë në disrupsion jo vetëm të rendit publik dhe paqes, por edhe stabilitetit rajonal”.

Madje, ai ka thënë edhe se Presidenti i Serbisë, nuk është dashur të ftohet nga BE, por vetëm kryeministri kosovar.

Më shumë artikuj

Të fundit