3.4 C
Pristina
Thursday, March 30, 2023

Deputeti serb e “tradhton” Nenad Rashiqin, del si i pavarur në Kuvendin e Kosovës

Rekomandime

Cvetko Veljkoviq ishte deputeti i dhjetë që hyri në Kuvendin e Kosovës pas dorëheqjeve të fundit. Ai nuk ishte kandidat i Listës Serbe, por i Listës GI SPO-së që udhëhiqet nga Nenad Rashiq.

Veljkoviq duket se pas betimit si deputet, i ka rënë pishman që kandidoi me Rashiqin dhe tash do të kalojë si i pavarur.

Lajmin e ka konfirmuar për mediat serbe Nenad Rashiq.

E vetë Veljkoviq, ka deklaruar se “do t’i përfaqësojë interest e serbëve, dhe do ta ndjekë politikën e shtetit të Serbisë”.

Veljkoviq kohë më parë kishte qenë edhe këshilltar i kryeministrit Kurti, pas shkarkimit të Nenad Rashiq që e mbante këtë pozitë.

Nenad Rashiq e Rada Trajkoviq së fundmi janë kërcënuar nga Beogradi, marrë parasysh se ata shprehën gatishmëri të pranojnë postin e deputetit.

Më shumë artikuj

Të fundit