Dy vëllëzërit Demaj nga Kosova u detyruan të largohen nga vendi gjatë vitit 99’, për shkak të luftës. Mirëpo historia e dy djemve të rinj është shnërruar në një tregim suksesi në SHBA, ku edhe drejtojnë një kompani shumë të suksesshme.
Mediat amerikane së fundi kanë pasur në fokur historinë e dy djemve, të cilët i shpëtuan vrasjes e masakrimit nga serbët, dhe u detyruan të largohen në anën tjetër të botës.
Mirëpo, ata po thonë se atje po e jetojnë ‘ëndrrën amerikane’, për shkak të biznesit shumë të sukessshëm që e drejtojnë.
Etrit Demaj tregon se si ai dhe familja e tij ishin detyruar të flinin në veturë për tre ditë, si nëna u dhuroi para në rast se do të ndaheshin me forcë nga njëri-tjetri.
Për fat të mirë, kjo familje udhëtoi nga Maqedonia për në Detroit të SHBA’së, ku sot po e jetojnë një jetë mjaftë të mirë.
Në Shtetet e Bashkuara, ata fillimisht e hapën një biznes familjar, një restorant. Më pas, ata filluan të merren me sektorin e pasurive të paluajtshme dhe qiradhënie. Njëri prej vëllezërve studioi për banka, ndërsa tjetri për menaxhim.
Në vitin 2013, ata e themeluan kompaninë ‘Rocket Fiber’, e cila, siç tregojnë djemtë e rinj ofron internetin më të shpejtë në Detroit dhe tashmë janë të lidhur me qytete të tjera, për internetin më të shpejtë në botë.