Faqja në internet ‘Lista e vdekjes’ parashikon emrat e të famshmëve që do të vdesin në vitin 2022

Date:

Një faqe interneti e quajtur “The Dead List”, që përdoret për të parashikuar dhe diskutuar vdekjet e mundshme të personave të famshëm, ka publikuar listën e saj për vitin 2022, ku ka përfshirë edhe Mbretëreshën Elizabeth, pas parashikimit të saktë për vdekjen e Princit Philip vitin e shkuar.

Në krye të “Listës së Vdekjeve” janë aktori Dick van Dyke, 97 vjeç dhe diplomati Henry Kissinger.

Vitin e kaluar faqja e internetit arriti të parashikojë saktë 12 nga 50 vdekje.

Pas vdekjes së Dukës së Edinburgut, lista e vitit 2022 e ka gjetur Mbretëreshën Elizabeth në vendit e 12-të, teksa vlen të theksohet se emri i saj është për herë të katërt në këtë listë.

Prezantuesi dhe gazetari Sir David Attenborough, muzikanti Shane MacGoëan, aktorja Angela Lansbury dhe ish-prezantuesi amerikan Bob Barker mbeten në listë nga viti i kaluar.

Një nga njerëzit më të rinj në listë është komentatori i regbit, Nigel Starmer-Smith, 78 vjeç, i cili është për herë të parë në listë dhe është pozicionuar direkt në vendin e gjashtë.

Fytyra të tjera të reja në listën e zezë të vdekjeve janë prezantuesi televiziv Bill Turnbull, politikani italian Silvio Berlusconi, futbollistët Pele, Sir Bobby Charlton dhe Dennis Laë, si aktori Michael Gambon, i cili luajti “Eastender Arthur Foëler.”

DeathList zgjedh 50 persona të famshëm që ata besojnë se do të vdesin gjatë vitit.

Siç thuhet në faqen e tyre të internetit, rregullat e Listës së Vdekjeve janë: “Kandidatët duhet të jenë mjaft të famshëm në mënyrë që vdekja e tyre të pritet dhe të raportohet nga mediat e Mbretërisë së Bashkuar; kandidatët nuk mund të jenë të famshëm vetëm për faktin se kanë gjasa të vdesin së shpejti dhe se vetëm 25 kandidatë mund të rishfaqen nga lista e vitit të kaluar.”

Në vitin 2021, faqja parashikoi me sukses se 12 njerëz do të vdisnin, duke filluar me Princin Philip, i cili ishte numri një në listë dhe ndërroi jetë në muajin prill. Duka i ndjerë i Edinburgut kishte qenë në listën e vdekjeve gjithsej nëntë herë përpara se të vdiste. Pas Princit Philip, Golden Girl Betty Ëhite ishte në vendin e dytë në listë dhe fatkeqësisht mbylli sytë natën e Vitit të Ri.

Shpërndaje postimin:

Rekomanduar

Më shumë si kjo
Të lidhura

AAK-ja e Ramush Haradinajt paralajmëron protesta kundër shtrenjtimit të çmimit të rrymës

Pas PSD-së, edhe partia opozitare AAK, ka paralajmëruar protesta...

Profesori amerikan: Furnizimi i Serbisë me armë nga Rusia ka më shumë implikime politike sesa kërcënim ushtarak

Furnizimi i Serbisë me armë nga Rusia po konsiderohet...

Befason ministrja Albulena Haxhiu del në një serial televiziv

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është shfaqur së fundmi...

Sinjale negative nga Franca për vizat: Kosova s’i ka plotësuar 95 kriteret e BE-së në mënyrë efektive

Franca, që po e udhëheq presidencën e BE-së, është...