-0.1 C
Pristina
Wednesday, March 29, 2023

Filmat e Bërnabiç/ Falënderon Vuçiçin dhe serbët e Kosovës për “përkushtimin e tyre për paqe”: S’besoj se ky është fundi i provokimeve të Kurtit

Rekomandime

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, ka falënderuar presidentin serb Aleksandar Vuçiç dhe serbët e Kosovës për “përkushtimin e tyre për paqe”.

Përmes një postimi në Twitter, Bërnabiç ka falënderuar edhe partnerët ndërkombëtarët që ndihmuan në ruajtjen e paqes.

Ajo më tej ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për provokime, duke thënë se nuk beson që është fundi i tyre.

“Fatkeqësisht, besoj se nuk është fundi i provokimeve të Kurtit, por shpresoj dhe besoj se bashkësia ndërkombëtare do të përkujdeset që të respektohen marrëveshjet e arritura në 24 orët e fundit për të ruajtur këtë moment paqeje dhe stabiliteti dhe të drejtohemi drejt përmbushjes së Marrëveshjes së Brukselit”, ka shkruar Bërnabiç.

Pas deklaratës së përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës e më pas edhe të KFOR-it lidhur me kërkesën për heqje të barrikadave dhe kthimit në bisedime për këtë çështje, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç u ka bërë thirrje serbëve të Kosovës që të fillojnë largimin e tyre.

Edhe pas një dite që nga apeli i tij, heqja e barrikadave nga rrugët nacionale që çojnë për në Jarinjë e Bërnjak nuk ka ndodhur.

Më shumë artikuj

Të fundit