4.7 C
Pristina
Thursday, March 30, 2023

Gjykata merr vendim për burrin që dyshohet se e vrau bashkëshorten me sëpatë në Prishtinë

Rekomandime

Është mbajtur seanca e procedurës paraprake ndaj 70-vjeçarit nga Prishtina që dyshohet se vrau mëngjesin e së premtes me sëpatë gruan e tij Sadijen 63-vjeçare.

Gjyqtari i Gjykatës Themelore të Prishtinës ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prishtinës që të pandehurit Izet Godenit t’i caktohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës Mirlinda Gashi.

Më tej ajo theksoi se është mbajtur seanca dëgjimore ku gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prishtinës për caktimin e masës së paraburgimit prej 1 muaji nën dyshimin se ka kryer veprën penale vrasje e rëndë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Ky është 70-vjeçari që dyshohet se vrau gruan e tij 63-vjeçare dhe u vetëdorëzua në Polici

 

Më shumë artikuj

Të fundit