3.4 C
Pristina
Thursday, March 30, 2023

Heqja e barrikadave në veri të Kosovës, Rama kritikon BE’në dhe SHBA’në

Rekomandime

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me tërheqjen e barrikadave të vendosura nga serbëtnë veri të Kosovës. Me nota ironie, kryeministri u shpreh se “barrikadat” u përdorën duke i cilësuar si mjete paqësore me ‘bekimin; e SHBA dhe BE por fundi ishte i njëjtë.

Asgjë e re, shfaqja zgjati ca më shumë, tensioni u ngrit ca më lart, fjalët u këmbyen me ca më shumë zjarr, manovrat ushtarake patën ca më shumë hov, po fundi qe po i njëjti dhe të gjithë u kthyen në shtëpi, sekush me fitoren e vet me vete si gjithmonë!

Ah po, diçka e padëgjuar ndodhi! Doli kuptimi i ri i barrikadës, e cila pas 434 vjetësh hyri në listën e mjeteve të protestës paqësore me bekimin e BE dhe të SHBA! Shpresojmë në mirëkuptimin e aleatëve tanë strategjikë për të mos qenë dakord në këtë pikë. Po fare!

Pyetja mbeti po ajo që ishte përpara këtyre barrikadave paqësore e deklaratave armiqësore! Dhe deri kur përgjigjet e ndryshme të nisen po njësoj nga e shkuara, pyetja do të mbetet po aty edhe pas shfaqjes së rradhës, kur barrikadat të thyejnë paqësisht monotoninë e hiçzgjidhjes!”- shkroi Rama.

Më shumë artikuj

Të fundit