9.7 C
Pristina
Monday, March 25, 2024

Ja në cilat raste kosovarët mund të fitojnë shtetësinë e Shqipërisë

Rekomandime

Ligji “Për Shtetësinë” i Shqipërisë parasheh fitimin e shtetësisë me origjinë, ku të gjithë shqiptarët të lindur në shtete të tjera, por që arrijnë të vërtetojnë origjinën e tyre, do të mund të marrin shtetësinë e Shqipërisë.

- Advertisement -

Derisa qytetarët e Republikës së Kosovës u përjashtuan nga marrja e shtetësisë shqiptare me një vendim të vitit 2013, sipas nenit 6 të ligjit të ri “Për Shtetësinë”, krijohet mundësi që të gjithë shqiptarët, edhe të Kosovës, që arrijnë të vërtetojnë origjinën e tyre deri në tre shkallë, të mund të marrin pasaportën e Shqipërisë, pasi vendimi i 2013-s do të shfuqizohet me projektligjin e ri.

Ligji, ka ndryshime thelbësore siç është neni 6, ku parashihet fitimi i shtetësisë me origjinë.

Por që sipas tij, ka disa ndryshime pozitive nga ligji i deritanishëm dhe përfitojnë grupe të caktuara. Në ligj është futur edhe një koncept tjetër, që i takon lidhjes me territorin, pra fëmijët e lindur në territorin e Shqipërisë, por me prindër që nuk njihen apo që nuk kanë shtetësi shqiptare, do përfitojnë shtetësinë shqiptare.

- Advertisement -

Ligji parasheh që një i huaj, i martuar me shtetas shqiptarë, që provon se ky shtetas ka qëndruar më shumë se një vit në territorin shqiptar, edhe ky shtetas merr pasaportën shqiptare.

Pra, çdo kosovar që është i martuar me një shtetase të Shqipërisë që mund të dokumentojë se ka jetuar më shumë se një vit në Shqipëri ka të drejtë të aplikojë me shtetësi shqiptare.

- Advertisement -

Ligji parashikon dhe rregullon fitimin e shtetësisë me natyralizim, si rast të veçantë, në rastet kur Republika e Shqipërisë ka një interes ekonomik, shkencor, kulturor dhe sportiv, si dhe kombëtar, duke autorizuar rregullimin me akt nënligjor.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit