-0.1 C
Pristina
Wednesday, March 29, 2023

Kërkohet baza e përhershme ushtarake amerikane në Kosovë

Rekomandime

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka përsëritur kërkesën e tij për vendosjen e një baze të përhershme ushtarake amerikane në Kosovë.

Kërkesën Mehaj e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’.

“Duke i rikujtuar kërkesën tonë për vendosjen e një baze të përhershme ushtarake amerikane në Kosovë që do të shërbente si garancë për sigurinë, paqen dhe stabilitetin e përgjithshëm të rajonit”, ka shkruar Mehaj.

Këtë kërkesë Mehaj e ka bërë gjatë takimit me kongresmenin amerikan Ritchie Torres.

Tutje, ai ka thënë se Torres është informuar edhe për zhvillimet e Kosovës, të arriturat dhe synimet që ka për të ardhmen.

Pas ngjarjeve në Ukrainë ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj disa herë kishte kërkuar kërkuar nga vendet e NATO-s që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës ta bëjnë një gjë të tillë.

Ai kishte thënë se anëtarësimi i përshpejtuar i Kosovës në NATO dhe vendosja e Bazës së Përhershme të Forcave Amerikane, është nevojë imediate për garantimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë.

Më shumë artikuj

Të fundit