-0.1 C
Pristina
Wednesday, March 29, 2023

‘Kobra’ dyshohet për vrasjen në lokalin e tij në Prizren, po intervistohet në polici

Rekomandime

Vrasja në lokalin e natës në dalje të Prizrenit “Kobra City”, që ndodhi mëngjesin e sotëm ka aktivizuar Policinë Rajonale në Prizren, duke shoqëruar për në stacion kështu një numër të madh të personave, të cilët po intervistohen për momentin. Në mesin e tyre është edhe pronari i lokalit, Dibran Hoxha, i njohur si “Kobra”.

Sinjali mëson se i njëjti po dyshohet se ka gjuajtur me armë zjarri dhe për pasojë një person ka vdekur rrugës për në spital, ndërsa një tjetër është i plagosur.

Sipas Policisë shqiptare viktima është një 31-vjeçari me inicialet V. C., kurse i plagosur është R. Sh., 27 vjeç, të dy nga Kukësi.

“Si pasojë e plagëve të marra shtetasi V. C., ka ndërruar jetë gjatë rrugës, ndërsa shtetasi R. Sh., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Në lidhjen me ngjarjen, menjëherë nga DVP Kukës është ngritur grupi hetimor i cili po kryen veprimet procedurale për llogari të Policisë së Kosovës.

Nga deklarimet e para të shtetasit të plagosur dhe shtetasit A. B., që i ka transportuar për në spital, dyshohet se ngjarja ka ndodhur në dalje të Prizrenit, ku pas një konflikti në një lokal nate me disa shtetas kosovar.

Në momentin që shtetasit V.C., R.Sh dhe A.B, po largoheshin me automjet, dyshohet se shtetasi D. H, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të tyre.

Në lidhje me ngjarjen është komunikuar me Policinë kosovare dhe vijon shkëmbimi i informacionit.

Grupi hetimor vijon veprimet procedurale për llogari të Policisë së Kosovës, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”, njofton Policia e Shtetit.

Njëri vdiq e tjetri u pIagos, detaje nga ngjarja tragjike në Prizre

Më shumë artikuj

Të fundit