Annalena Baerbock, kritikoi hapur Serbinë për tentim rritjesh tensione.
Ajo gjithashtu lavdëroi Kosovën që u tregua bashkëpunuese duke ulur tensionet.
“Kosova i uli tensionet duke shtyrë zgjedhjet lokale. Retorika e fundit nga Serbia e bënë të kundërtën. Ideja për dërgimin e forcave serbe në Kosovë është krejtësisht e papranueshme. Siç janë edhe sulmet e fundit ndaj EULEX-it. E gjithë mbështetja ime shkon për dialogun e udhëhequr nga Mirosllav Lajçaku”, shkroi ndër të tjerash ajo.
Me këtë po pajtohet edhe shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark.
Ky i fundit në rrjetin social “Twitter” shpërndau cicërimën e ministres gjermane.
Kujtojmë se për zhvillimet e fundit në veri, si kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ashtu edhe i pari i serbëve, Aleksandar Vuçiq kanë mbajtur konferenca për shtyp.