11.2 C
Pristina
Friday, March 24, 2023

Krasniqi mbledh Këshillin Politik të partisë: Qeveria të mos dorëzohet para barrikadave

Rekomandime

Lideri i PDK’së, Memli Krasniqi thotë se injorimi i Qeverisë për situatën në veri vetëm sa e ka vështirësuar konsolidimin e sovranitetit të plotë në atë pjesë të Kosovës dhe po rrezikon një valë të re të largimit të shqiptarëve.

Në një takim që pati me Këshillin Politik të PDK’së, Krasniqi i ka bërë thirrje Qeverisë që mos të dorëzohet para barrikadave të grupeve kriminale të kontrolluara nga Serbia.

Sipas tij, zbatimi i i ligjshmërisë në tërë territorin e Republikës së Kosovës nuk kërkon kompromis, por lidership shtetëror.

Postimi i plotë i Krasniqit:

Sot kam takuar Këshillin Politik të PDK-së, me të cilin kemi diskutuar në lidhje me zhvillimet e fundit në Kosovë. Bashkë me Koordinatorin, Akademik Arsim Bajrami, kemi shprehur shqetësimin e madh me realitetin e ri i cili po tentohet të krijohet në pjesën veriore të Kosovës.

Injorimi që Qeveria ia ka bërë kësaj situate vetëm sa e ka vështirësuar konsolidimin e sovranitetit të plotë në atë pjesë të Kosovës dhe po rrezikon një valë të re të largimit të shqiptarëve. Edhe një herë, i bëjmë thirrje Qeverisë që mos të dorëzohet para barrikadave të grupeve kriminale të kontrolluara nga Serbia. Zbatimi i ligjshmërisë në tërë territorin e Republikës së Kosovës nuk kërkon kompromis, por lidership shtetëror.

Me Këshillin Politik kemi diskutuar edhe për pranimin me të drejta të plota në Aleancën e Liberalëve dhe Demokratëve të Evropës (ALDE). Pranimi në ALDE vjen si konfirmim i përbrendësimit të vlerave evropiane dhe njohjes së reformave thelbësore që PDK ka bërë gjatë këtij viti.

Në një takim të ndarë kam takuar edhe Kryetarët e Degëve të PDK-së, me të cilët diskutuam për zhvillimet politike, projektet komunale dhe, me theks të veçantë, diskriminimin që Qeveria po u bën komunave që udhëhiqen nga PDK.

Me Kryetarët e Degëve folëm edhe për ecurinë e zgjedhjeve në Rininë Demokratike të Kosovës, të cilat, këtë herë, do të shënojnë një sukses të jashtëzakonshëm për demokracinë dhe fuqizimin e partisë.

Më shumë artikuj

Të fundit