4.7 C
Pristina
Thursday, March 30, 2023

Kurti: S’fola me Borrellin nga dje, ShBA-ja është në kontakt me Brukselin

Rekomandime

Kryeministri, Albin Kurti sot ka qëndruar në Shkup ku ka marrë pjesë në Forumin Socio-Ekologjik 2022.

Në një paraqitje për media, Kurti ka thënë se SHBA është e përkushtuar dhe e angazhuar në dialogun Kosovë-Serbi.

“SHBA-të sidomos ambasadori Hovenier është shumë i përkushtuar dhe i anagazhuar. Roli i tij është kreativ pozitiv e konstruktiv. Ai po i bën përpjekjet maksimale, SHBA është në kontakt me Brukselin”, ka deklaruar Kurti, përcjell Insajderi.

I pyetur nëse ka kontaktuar me kryediplomatin e BE-së, Josep Borrell pas takimit në Bruksel, Kurti ka theksuar se nuk është dëgjuar me të.

“Që prej përfundimit të takimit nuk kam kontaktuar më me Borrell i cili me keqardhje e ritheksoj se braktisi porpozimin franko-gjerman, duke thënë ta kemi një dakordim për targat”, ka thënë kryeministri.

Më shumë artikuj

Të fundit