Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Jeff Hovenier ka publikuar fotografi me stafin kosovar që punon për misionin diplomatik amerikan në Prishtinë. Ai u ka shprehur atyre mirënjohje për punën dhe thellimin e partneritetit Kosovë -SHBA.
“Në ambasadën e SHBA’së në Prishtinë e vlerësojmë punën e e madhe dhe dedikimin e stafit kosovar për çdo ditë, sot u ndalëm pak për t’i njohur kontributet e tyre thelbësore për misionin tonë. Mirënjohje e thellë për kolegët tanë për përkushtimin e tyre për avancimin e raporteve SHBA -Kosovë” ka shkruar Hovenier.