4.7 C
Pristina
Thursday, March 30, 2023

Latifi kujton të bëmat e Adem Jasharit për fundvit: Me një gotë, siç e do zakoni i lashtë i këtij vendi

Rekomandime

Filozofi Blerim Latifi ka shkruar në prag të ndërrimit të motmoteve.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Latifi ka kujtuar zakonet e komandantit legjendar,.

Sipas tij, Jashari, përkundër angazhimeve, në mbrëmjen e Vitit të Ri, kthehej në shtëpi që t’ua uronte të gjithëve.

“Nga viti 1991 ndiqej këmba këmbës nga policia serbe. E kishin dënuar me 20 vite burg në mungesë. Ku e zinte nata, nuk e zbardhte dita. As pritat nuk e kapnin dot. Dhe kur vinte ora e ndërrimit të moteve, kthehej në vatrën atërore për t’ua uruar vitin e ri të gjithëve. Me një gotë, siç e do zakoni i lashtë i këtij vendi”, shkroi ndër të tjerash ai.

Postimi i plotë:

Nga viti 1991 ndiqej këmba këmbës nga policia serbe. E kishin dënuar me 20 vite burg në mungesë. Ku e zinte nata, nuk e zbardhte dita. As pritat nuk e kapnin dot. Dhe kur vinte ora e ndërrimit të moteve, kthehej në vatrën atërore për t’ua uruar vitin e ri të gjithëve. Me një gotë, siç e do zakoni i lashtë i këtij vendi. Sepse veç hasmi do që ne të mos gëzojmë e festojmë. Të mos kemi vit të ri. As shpresa të reja. Sepse ai kishte dalë në mal për shpresën që atdheu i tij një ditë të gëzonte e festonte i lirë. Dhe ashtu u bë. I papërsëritshmi në rrjedhë të shekujve: Adem Jashari.

Më shumë artikuj

Të fundit