Tuesday, September 28th, 2021

“Le de të folë”- Ermal Panduri “eskalon” ndaj Ilir Mirenës gjatë debatit me Agim Bahtirin

Një përplasje verbale ka ndodhur mbrëmjen e sotme në emisionin “Debat Plus” ndërmjet gazetarit Ilir Mirena dhe kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri, raporton Gazeta Blic.

Mirena ka pyetur Bahtirin se çfarë është bërë me nënshkrimet që ai ka mbledhë në lidhje me bashkimin e Mitrovicës.

Por derisa Bahtiri fliste, Mirena, ka ndërhyrë disa herë ç’ka ka sjellë ndërhyrjen e moderatorit, Ermal Panduri.

“Le de të folë, le de të folë” ka ngritur zërin Panduri për të neutralizuar debatin.