-0.1 C
Pristina
Wednesday, March 29, 2023

Lëshohen në hapësirë sateIitët AIbania 1 dhe AIbania 2

Rekomandime

Janë lëshuar në hapësirë satelitët Albania 1 dhe Albania 2. Lajmi është konfirmuar nga kryeministri Edi Rama, i cili ka publikuar edhe momentin e ngritjes së tyre në hapësirë.

Në fillim ky lajm është pritur me mosbesim dhe humor, por sot kryeministri Rama e cilëson atë si një premtim të mbajtur.

“Ja dhe kjo, u tha, u bë. Sapo është lëshuar nga Cape Canaveral, Florida raketa Falcon 9, misioni i përbashkët i SpaceX Transporter 6 që transporton për në hapësirë edhe satelitët tanë, Albania 1 dhe Albania 2”, shkruan Rama.

Më herët Rama i kishte cilësuar lëshimin e dy satelitëve “Albania 1” dhe “Albania 2” në hapësirë si udhëtimin historik të vendit tonë, në orbitë.  Qëllimi i dy satelitëve është për një kontroll sa më të mirë të territorit shqiptar. Përdorimi i mjeteve hapësinore do të jetë për çështje që ka të bëjë me punët civile të vendit dhe mbi luftën kundër krimit të organizuar apo për kontrollin e lëndëve narkotike, por edhe identifikimin e hapësirave të djegura.

Më shumë artikuj

Të fundit