6 C
Pristina
Thursday, March 23, 2023

Maloku: Beteja në veri është për resurset marramendëse të Trepçës, jo për të drejtat e serbëve

Rekomandime

Fadil Maloku, profesor universitar dhe nganjëherë edhe analist në televizionet tona, ka shkruar një status në të cilën thekson se “me barrikadat serbe s’është kah humb Kosova”.

Sipas tij, beteja në veri nuk është duke u zhvilluar për të drejtat e serbëve të Kosovës, por për Trepçën.

“Është pak paradoksale, por, është edhe më se e vërtetë që në “barrikadat serbe” të veriut të Kosoves, ka edhe një fatlumi tejet interesante e domethënëse! Në fakt, duhet konstatuar se; atje nuk po zhvillohet “beteja” për të DREJTAT e serbëve (ngase, ata gëzojnë më shumë të drejta se çdo serb në Serbi!) por, për KONTROLLIN e resurseve marramendëse që i posedon Trepça dhe Ujmani. Resurse, këto që sipas CIA-s amerikane, e arrijnë vlerën monetare të 500 (pesqind!) miliard dollarësh!” – shkroi ai, ndër të tjera.

Më shumë artikuj

Të fundit