11.2 C
Pristina
Saturday, March 25, 2023

Ministri i Vuçiçit: Ushtria serbe është e gatshme

Rekomandime

Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç tha sot se ushtria serbe është “e aftë dhe e gatshme t’u përgjigjet të gjitha sfidave, duke i mbrojtur serbët në Kosovë”

“Natyrisht, askush nuk dëshiron luftëra, por Serbia është një vend serioz dhe i merr të gjitha hapat që të mund t’i përgjigjet çdo sfide dhe problemi të mundshëm”, ka thënë Vuçeviç për edicionin e sotëm të Telegrafit serb, raportoi Danas.

Ai ka përsëritur se Serbia është e hapur për dialog, ndërsa foli se sa “e vështirë” është sipas tij me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“As bashkësia ndërkombëtare, veçanërisht vendet e Quint-it, nuk kanë ndonjë ndikim tek ai (Kurti). Ne nuk duam një përshkallëzim të konfliktit, por nuk heqim dorë nga populli ynë”, tha Vuçeviç.

Më shumë artikuj

Të fundit