9.4 C
Pristina
E enjte, 8 Dhjetor, 2022

Miratohet rezoluta, NATO ‘trondit’ Rusinë me vendimin e fundit

Rekomandime

Asambleja Parlamentare e NATO-s ditën e djeshme, 21 nëntor, miratoi unanimisht një rezolutë ku i kërkon vendeve anëtare të shpallin Rusinë si shtet TERR0RlST dhe të hetojnë zyrtarët rusë për KRlME Iufte në Ukrainë.

Të 30 anëtarët e Aleancës mbështetën propozimin e delegacionit dhe miratuan rezolutën që e njeh Rusinë si një “shtet terrorist” sipas ligjvënësit Yehor Cherniev, kreu i delegacionit të përhershëm të Ukrainës në AP të NATO-s.

Rezoluta gjithashtu apelon për ngritjen e një gjykate të posaçme ndërkombëtare në lidhje me agresionin e Rusisë në Ukrainë, tha Cherniev.

“Një gjykatë e tillë do të bëjë të mundur dënimin jo vetëm të autorëve të drejtpërdrejtë të krimeve të luftës, por edhe të udhëheqjes së lartë ruse,” shtoi ai.

“Rezoluta e quan Rusinë kërcënimin më të drejtpërdrejtë për sigurinë euro-atlantike,” tha Tomas Valasek, kreu i delegacionit sllovak në AP të NATO-s.

Më shumë artikuj

Të fundit