4.7 C
Pristina
Thursday, March 30, 2023

“Mos ma uro Vitin e Ri, është si me më shajtë”

Rekomandime

Hoxhë Shefqet Krasniqi, është i njohur për deklaratat e tij në çdo fund vit për festimin e Vitit të Ri.

Krasniqi ka theksuar vazhdimisht se në Islam janë vetëm dy festa, Bajrami i madh dhe i vogël.

Edhe në ketë vit në një intervistë për RTI ai thotë mos ma uroni Vitin e Ri duke e konsideruar si sharje.

Krasniqi pyet se edhe e kujt është kjo festë.

“E kujt është kjo festë e katolikëve e myslimanëve, kujt po ia uron? Doni mu ul me hangër më pi ha kush po të nal. Ti vetit ia kë ba hallall shumë sene tjera rakinë e alkoolin nuk qon peshë festimi Vitit të Ri përderisa ke ba hallall gjerat tjera. Po, mu mos ma uroni Festën e Vitit të Ri nuk më nderon, nuk më bëni nder me me sha”, tha ai.

Shefqet Krasniqi eskalon kundër babadimrit: Është babadreq, mos i rreni femijët

Ai po ashtu tha se mos i gënjeni fëmijët sepse ai nuk është babadimër, ai është babadreq.

“Mos i rrej fëmijët ka babadimër, ai është babadreq, pse po rren”, u shpreh hoxha.

Ai e ka krahasuar babadimrin edhe me majmunët, duke e cilësuar se është përrallë.

Më shumë artikuj

Të fundit