15.9 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Një grua vdes në pikën kufitare në Merdar, Policia jep detaje

Rekomandime

Policia e Kosovës mbrëmë është njoftuar nga dy persona për një person të vdekur në pikën kufitare në Merdar.

Sipas Policisë, një burrë e një grua kanë deklaruar se në veturën e tyre gjendjet një familjare e tyre, e moshës 83-vjeçare, e cila dyshohet se është pa shenja jete.

- Advertisement -

Në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi mjekësor, i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit trupi i pajetë është dërguar në obduksion.

Raporti i plotë:

- Advertisement -

PKK Merdare 05.11.2022 – 21:40. Raportohet se në Pikëkalimin kufitar Merdare kanë ardhur dy meshkuj dhe një femër kosovar-e, të cilët ka njoftuar policinë se në makinën e tyre gjendet një familjare e tyre kosovare 83 vjeçare e cila dyshohet se është pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes ka dalur ekipi mjekësor që e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit trupi i pajetë është dërguar në obduksion.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit