OBSH rekomandon dy ilaçe të reja për COVID-19

Date:

Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandoi të premten dy ilaçe të reja “baricitinib” dhe “sotrovimab” për trajtimin e COVID-19.

OBSH-ja tha se “baricitinib” rekomandohet për pacientët me raste të rënda të COVID-19, ndërsa “sotrovimab”, një ilaç me antitrupa, rekomandohet për rastet e lehta ose të moderuara tek pacientët me rrezikshmëri të lartë për t’u shtruar në spital.

“Se sa jetë do të shpëtojnë këto ilaçe varet nga fakti se sa të disponueshme dhe të përballueshme do të jenë,” tha OBSH-ja në një deklaratë.

Ndërkohë, kryeministrja e Suedisë, Magdalena Andersson ka rezultuar pozitive për COVID. Një zëdhënës i zonjës Andersson tha se ajo do të punojë nga shtëpia. Suedia, si shumë vende të tjera në botë po përballet me një përhapje të shpejtë të variantit shumë të transmetueshëm Omicron.

Universiteti Johns Hopkins raportoi të premten se ka regjistruar 320.5 milionë infeksione globale me COVID dhe mbi 5 milionë vdekje. Qendra tha se janë administruar 9.5 miliardë vaksina./VOA

Shpërndaje postimin:

Rekomanduar

Më shumë si kjo
Të lidhura

AAK-ja e Ramush Haradinajt paralajmëron protesta kundër shtrenjtimit të çmimit të rrymës

Pas PSD-së, edhe partia opozitare AAK, ka paralajmëruar protesta...

Profesori amerikan: Furnizimi i Serbisë me armë nga Rusia ka më shumë implikime politike sesa kërcënim ushtarak

Furnizimi i Serbisë me armë nga Rusia po konsiderohet...

Befason ministrja Albulena Haxhiu del në një serial televiziv

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është shfaqur së fundmi...

Sinjale negative nga Franca për vizat: Kosova s’i ka plotësuar 95 kriteret e BE-së në mënyrë efektive

Franca, që po e udhëheq presidencën e BE-së, është...