Pamje të rralla:Millosheviq në duart e forcave amerikane, shihej në siklet të madh

Date:

Pamje të rralla të ka*apit të Ballkanit, Slobodan Millosheviç në duart e forcave speciale ushtarake amerikane.

Në këto pamja, Millosheviq shihet i vendosur në bazën ushtarake në Bosnje dhe Hercegovinë, konkretisht në qytetin e Tuzlas.

Videoja tregon kryekrimineIin serb në dhomën e pritjes së ngushtë të bazës ushtarake amerikane. Ai më pas u fluturua me helikopter nga Beogradi dhe priti një aeroplan ushtarak amerikan për ta çuar në Hagë.

Milloshevqit ia vendosën prangat në burgun qendror të Beogradit në rrugën Bacvanska pasi i është dorëzuar policisë në orët e para të mëngjesit të së Dielës, 1 Prill të 2001-ës.

Ndryshe, gazetarët në vendngjarje kanë thënë se janë dëgjuar të sht”na vetëm pak kohë përpara se një varg makinash të dilnin nga porta e shtëpisë së Millosheviqit.

Vajza e zemëruar e Millosheviqit, Marija, kishte qëIIuar disa herë në ajër ndërsa babai i saj po largohej nga vila. Burime të policisë kishin thënë se ish-presidenti ishte i dehur në momentin e arrestimit.

Vlen të theksohet se, Millosheviq para arrestimit kishte bërtitur nga një dritare se ai nuk pranon një urdhër arresti nga “lakenjtë e NATO-s”, një referencë ndaj autoriteteve të tanishme Jugosllave, dhe i ka thënë një polici se ai nuk do të dalë “i gjallë nga vila”.

Shpërndaje postimin:

Rekomanduar

Më shumë si kjo
Të lidhura

Visar Ymeri harxhon rrymë sa nja një fabrikë: Në shkur do të paguaj 236 euro më shumë

Drejtori i Institutit “Musinë Kokalari”, Visar Ymeri, ka thënë...

AAK-ja e Ramush Haradinajt paralajmëron protesta kundër shtrenjtimit të çmimit të rrymës

Pas PSD-së, edhe partia opozitare AAK, ka paralajmëruar protesta...

Profesori amerikan: Furnizimi i Serbisë me armë nga Rusia ka më shumë implikime politike sesa kërcënim ushtarak

Furnizimi i Serbisë me armë nga Rusia po konsiderohet...

Befason ministrja Albulena Haxhiu del në një serial televiziv

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është shfaqur së fundmi...