Policia gjermane ka evakuuar ditën e sotme disa persona nga një qendër tregtare dhe zona përreth në qytetin e Dresdenit, për shkak të një situate ende të paqartë, ku dyshohet se disa persona janë marrë peng.
Mediat gjermane raportojnë se një burrë i armatosur kishte vrarë një grua, më pas sulmoi një radio lokale dhe qëlloi me armë përpara se të futej në një qendër tregtare ku mori disa pengje.
Në faqen e saj të internetit, Radio Dresden tha se më herët një person i armatosur kishte hyrë në zyrat e ndërtesës Ammonhof, ku ndodhet stacioni i radios, rreth orës 8:30 të mëngjesit me orën lokale (07:30 GMT) dhe se kishte pasur të shtëna me armë zjarri.
Pak pas orës 11:30 (10:30 GMT) me orën lokale, policia konfirmoi se ishte në kontakt me autorin, i cili thuhet se kishte marrë dy pengje në qendrën tregtare Altmarkt-Galerie, me një grup negociator në vend.
Sipas autoriteteve, burri është i sëmurë mendor.
Policia konfirmoi se një grua 62-vjeçare ishte gjetur e vdekur në një ndërtesë apartamentesh në Prohlis, Dresden këtë të shtunë, dhe se djali i saj 40-vjeçar u emërua si i dyshuar.
Raportohet se policia tha se marrja e pengjeve në qendrën tregtare kishte lidhje me vrasjen, por nuk pranoi të jepte detaje të mëtejshme.
Die Lage ist noch nicht unter Kontrolle: Schwer bewaffnete Polizisten in #Dresden im Einsatz 📸Xcitepress https://t.co/ir8FHKDMym pic.twitter.com/JfPRP7F9H0
— Radio Dresden (@RadioDresden) December 10, 2022