2.7 C
Pristina
Tuesday, March 28, 2023

Pas 16 orë kërkimesh gjenden pa jetë trupat e babë e bir pasi përroi mori makinën, vajza arriti të shpëtojë

Rekomandime

Pas 16 orësh kërkime janë gjetur trupat e babë e bir, të cilët humbën jetën në mënyrë tragjike në zonën e Bogë pranë Përroit të Thatë në Malësinë e Madhe. Ata ishin duke udhëtuar me makinë, kur rrjedha e ujit të përroit mori përpara automjetin me të cilin udhëtonin tre persona, banorë të zonës. (babai, djali dhe vajza). Vajza arriti të shpëtonte duke u hedhur nga makina tip fuoristradë, ndërsa babai dhe vëllai humbën jetën, ndërsa trupat e tyra janë gjetur sot. Viktimat janë Pjetër Rushaj 48 vjeç dhe Jason Rushaj 18 vjeç.

Pjetër Rushaj së bashku me djalin e tij u gjetën të pajetë. Pjetër Rushaj, 50-vjeç, po udhëtonte me një mjet, bashkë me 2 fëmijët e tij. Në vendin e quajtur “Grykë Lugje”, në njësinë Shkrel të Malësisë së Madhe, rrjedha e ujit të përroit mori përpara mjetin. Fatmirësisht, vajza e tij ka mundur të shpëtojë. Për gjetjen e tyre u angazhuan polumbarët e RENEA, grupi i evakuim-shpëtimit, si edhe grupi alpin i FNSH Shkodër.

Sot në ndihmë të tyre zbritën edhe rreth 40 banorë të zonës së Thethit dhe u përdorën edhe dronë për gjetjen e tyre, që u arrit, por, fatkeqësisht pa shenja jete.

Njoftimi i policisë shqiptare:

Pas 16 orë kërkimesh intensive, gjatë pasdites së djeshme, gjatë natës dhe gjatë mëngjesit të sotëm, nga polumbarët e RENEA-s, grupi i evakuim-shpëtimit, grupi alpin i FNSH Shkodër, emergjencat civile dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në gjatësinë e përroit, në Bogë, u bë e mundur gjetja e dy trupave (babë e bir).

Më shumë artikuj

Të fundit