-3.1 C
Pristina
E martë, 7 Shkurt, 2023

Pensionohet koloneli hero që e rrëzoi aeroplanin e parë ushtarak serb me 24 mars 1999

Rekomandime

Koloneli holandez, Peter Tankink, ushtaraku që e kishte rrëzuar aeroplanin e parë ushtarak serb gjatë kohës së luftës është pensionuar.

Ai në një intervistë të fundit nuk ka lënë pa e përmendur këtë rast, si një nga ato momentet krenarie por edhe të rrezikshme gjatë karrierës së tij.

“Duhet ta falendëroj ekipin e F-16 për punën e shërbimin. Jam krenar sepse ishte pikërisht një aeroplan F16 kur unë fluturoja në kohën e luftës” ka thënë koloneli Tankink.

Aeroplani ushtarak serb Mig-29 ishte rrëzuar natën e 24 marsit 1999, ditën kur NATO filloi bombardimet në Kosovë.

Detyra e kolonelit me F16 e tij ishte ta mbante të pastër hapësirën ajrore, ndërkohë që ai po përballej me tre aeroplanë ushtarak serbë duke e rrëzuar njërin prej tyre me sukses.

Koloneli në një video e tregon momentin dramatik dhe sulmet e shumta që kishin ardhur nga mbrojtja anti-raketore serbe.

“Ishte një situatë e rrezikshme dhe duhej vepruar menjëherë. Kam marrë infon për raketën që vinte edhe nga sulmet prej tokës por edhe aeroplanët serbë që fluturonin në ajër” ka treguar momentet e vitit 1999 kapiteni.

Për heroizmin e tij ai është shpërblyer me mirënjohjet më të larta nga shteti i tij.

Për këtë akt heroik, koloneli holandez ishte dekoruar edhe me medaljen e “Urdhërit të Lirisë” nga shteti i kosovës.

Mirënjohja e nënshkruar nga ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ishte ndarë atij në shtatorin e vitit 2020 në hapësirat e ambasadës së Kosovës në Hagë.

Më shumë artikuj

Të fundit