11.2 C
Pristina
Friday, March 24, 2023

PërpIasje mes Kadaj-Bujupit dhe Mirenës: Koke bo militante- po unë ty t’kom pa n’zyre VV-së

Rekomandime

Debati në Pressing të T7 është zhvilluar edhe mes Donika Kadaj-Bujupi dhe gazetarit Ilir Mirena.

Pas deklaratave të Kadaj-Bujupit për kundërshtimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe mbrojtjen e sovranitetit, debati u zgjerua.

“Shumë militante qenke bërë, i ke ndrru edhe ti disa parti”, tha Ilir Mirena.

“Ti po flet, edhe ti ke qenë në VV, t’kom pa në zyre të VV-së”, ia ktheu Donika Kadaj-Bujupi.

“Nuk është e vërtetë, s’është”, mohoi Ilir Mirena.

“O unë ty t’kom pa”, vazhdoi ish-deputetja e VV-së.

Gjatë gjithë emisionit ka pasur debat në mes penalistëve.

Më shumë artikuj

Të fundit