2.9 C
Pristina
Thursday, March 30, 2023

Pesë lojtarë francezë infektohen nga një virus, para ndeshjes me Argjentinën

Rekomandime

Pesë lojtarë të Francës raportohet se janë infektuar nga një virus, gjë që mund të jetë një goditje e madhe për kombëtaren, për finalen e Kupës së Botës kundër Argjentinës.

Dayot Upamecano dhe Adrien Rabiot munguan në formacionin fillestar në gjysmëfinalen kundër Marokut për shkak të sëmundjes, me vetë Didier Deschamps që fajësoi përdorimin e vazhdueshëm të ajrit të kondicionuar në stadiumet në Katar. Kjo listë është zgjeruar, duke përfshirë Kingsley Coman, Raphael Varane dhe Ibrahima Konate, të cilët kanë kontraktuar të gjithë të njëjtin virus.

Raportet sugjerojnë se pjesa tjetër e kampit është këshilluar të përdorin dezinfektues duarsh dhe të praktikojnë distancimin social për të shmangur ngjitjen e mëtejshme.

Për t’i bërë gjërat edhe më keq për Francën, u raportua se Aurelien Tchouameni dhe Theo Hernandez kanë munguar në seancën stërvitore të së premtes për shkak të problemeve me ijën dhe gjurin, shkruan Goal, transmeton Klankosova.tv.

Francezët do të mundohen ta mbrojnë titullin e kampionëve botërorë këtë të dielë, ndërkohë që Argjentina me liderin Messi do të bëjnë gjithçka për ta fituar Kupën e tretë të Botës për kombin.

Më shumë artikuj

Të fundit