“Po marrin mikroçipa”, qytetari dhe mjeku shqiptar përpIasen në lidhje me vaksinimin Anti-COVID

Date:

Arianit Sllamniku, organizator i protestave kundër vaksinimit Anti-COVID dhe mjeku në Suedi, Rushit Arifi janë përplasur në emisionin Frontal në T7 me Arsim Lanin sa i përket vaksinimit kundër këtij virusi e masave mbrojtëse të marra në Suedi.

Sllamniku i cili ka kritika për vaksinimin Anti-COVID, ka theksuar se në Suedi qytetarët nuk vaksinohen kundër COVID-19, por marrin mikroçipin me të cilin mund të hyjnë në restorante dhe vende të ndryshme.

Ndërsa, Sllamnikun e ka kundërshtuar Rushitin i cili ka thënë se një gjë e tillë nuk është e vërtetë.

Sllamniku me këtë rast i është kundërpërgjigjur duke thënë se Rushiti nuk është përfaqësues i Suedisë.

“Nuk ki nevojë me u vaksinu për Suedi vetëm keni nevojë me e marrë një mikroçipimë, tash kanë fillu me 2022 dhe jeni të lirë. Edhe të vaksinuarit duhen me e kry procedurën e PCR”, ka deklaruar ai.

Por, Rushiti i ka replikuar duke i thënë se Sllamniku është edhe më pak përfaqësues i këtij shteti se ai.

“Është fakt që po thotë se nuk jam përfaqësues i Suedisë, por ti je më pak se unë. Kështu që më kredibil jam me fol unë për Suedinë se ti. Në Suedi ka pas masa, ka pas restrikcione, por restrikcionet që i ka vendos Instituti i Shëndetësisë Publike të Suedisë kanë qenë të bazuara në shkencë dhe nuk i kanë marrë politikanët por ekspertët e fushës”, ka shtuar ai.

Ndërsa, derisa Sllamniku ka deklaruar se suedezët nuk po vaksinohen dhe se po marrin mikroçipa, Rushiti i është kundërpërgjigjur duke i thënë se “A po jam seriozisht tu dezinformu kur po them se në Suedi ka pasur instruksione”.

Ndërsa, Sllamniku i ka replikuar duke i thënë se “Kjo tregon që 30 vjet me jetu në Suedi në një shtet të kulturuar me e lënë dikë me u shpreh”.

Sllamniku ka pasur kritika ndaj vaksinimit, derisa ka thënë se qytetarët nuk kanë nevojë ta marrin vaksinën.

Shpërndaje postimin:

Rekomanduar

Më shumë si kjo
Të lidhura

Sinjale negative nga Franca për vizat: Kosova s’i ka plotësuar 95 kriteret e BE-së në mënyrë efektive

Franca, që po e udhëheq presidencën e BE-së, është...

Berisha: Rama u bë synet më 2013 në Topkapi

Ish-kryeministri Sali Berisha komentoi deklaratën e kryeministrit Edi Rama...

“Ti do të akuzohesh për t’zezat e Iuftës”- Joe Biden kishte refuzuar t’ia japë dorën Millosheviqit

Gazetari Ivica Puljic i Al Jazeera Balkans duke folur...

Mot i ndryshueshëm gjatë javës, nesër bie borë

Mot i ftohtë dhe ndryshueshëm gjatë javës, me kthjellime...