6 C
Pristina
Thursday, March 23, 2023

Pozhari ‘alarmon’ Kurtin: Kujdes! Je afër të shkelësh ‘minën’ e vendosur në dialogun me Serbinë!

Rekomandime

Analisti Xhevdet Pozhari ka komentuar dialogun Kosovë-Serbi dhe vendimin e Kurtit për targat ilegale serbe.

Ai përmes një postimi në Facebook u shpreh se deri tani në dialog Albin Kurti me asgjë nuk ka gabuar.

Megjithatë, Pozhari paralajmëroi Kurtin se nga java e ardhshme e tutje këmba e tij është afër të shkel “minën” e vendosur në dialog.

“Deri tani në dialog Albin Kurti me asgjë nuk ka gabuar. Përkundrazi. Por, nga java e ardhshme e tutje këmba e tij është afër të shkel “minën” e vendosur në dialog. Kujdes! Më nuk do të mund të kthehesh prapa. Por, është në të drejtën tënde të bësh ç’të duash”, u shpreh Pozhari.

Postimi i plotë:

Jo rrallëherë kam thënë se në procesin e dialogut Albin Kurti është duke ecur në një fushë të minuar nga lëshimet e atyre që ishin më parë në pushtet. Deri më tani ka ecur jashtëzakonisht me kujdes.

Mirëpo, do të ishte e pandershme nëse ne që e kemi përkrahur nuk do ta sinjalizonim se gjatë javës së ardhshme mostërheqja e vendimit për targat është e njëjtë si vendosja e këmbës në një prej minave të shumta. Dhe se e ardhmja e vendit do të merr një kahje të pakthyeshme!

Veriu nuk do të “çlirohet”, përkundrazi do të këputet përfundimisht.

Cilido që të jetë vendimi i kryeministrit unë do ta respektoj. Nuk i përkas atyre që gjykojnë ashpër apo mundohen të shesin mend duke e akuzuar njërën palë apo duke e mbrojtur tjetrën.

Thjeshtë, shumë përkrahës që me të drejtë e kanë konsideruar Kurtin si shpresën e fundit për të ndryshuar diçka për mbarë në këtë vend, kokëfortësinë e mëtutjeshme në vendimin për targat, veçanërisht pas insistimeve të SHBA, e konsiderojnë të tepruar.

Nuk zgjidhet gjithë ky lëmsh i krijuar për më shumë se një dekadë me vendime të pamatura dhe të shpejta.

Deri tani në dialog Albin Kurti me asgjë nuk ka gabuar. Përkundrazi. Por, nga java e ardhshme e tutje këmba e tij është afër të shkel “minën” e vendosur në dialog. Kujdes! Më nuk do të mund të kthehesh prapa. Por, është në të drejtën tënde të bësh ç’të duash.

Më shumë artikuj

Të fundit