11.2 C
Pristina
Friday, March 24, 2023

Publikohet video e parë e vendit të sulmit në Poloni

Rekomandime

Në fshatin Przewodow në anën polake të kufirit polako-ukrainas, pasdite ka ndodhur një shpërthim dhe sipas informacioneve fillestare dy persona kanë mbetur të vdekur. Portalet polake shkruajnë se ushtria dhe policia ndodhen në vendngjarje, por ende nuk dihet shkaku i shpërthimit. Radio Lublin thotë se dy persona kanë vdekur. Ngjarja ka ndodhur në orën 15:40, shkruan The Guardian.

Tashmë në rrjetet sociale është publikuar video nga vendi se ku ndodhi sulmi në fshatin Prezwodow.

Aty shihet një traktor i shkatërruar. Deri më tani nuk dihet saktë së çfarë ka ndodhur.

Zyrtarët amerikanë deri më tani kanë deklaruar se nuk dihet ende se si ka ardhur deri te ky sulm.

Më shumë artikuj

Të fundit