11.2 C
Pristina
Friday, March 24, 2023

Rahovec: Gjuan me armë në aheng familjar, plumbi e godet dasmorin

Rekomandime

Policia e Kosovës nga rajoni i Gjakovës ka arrestuar një person të dyshuar me inicialet N.M., pasi i njëjti në një aheng familjar ka shtënë me armë zjarri. Si pasojë e shkrepjes së armës, aksidentalisht plumbi ka goditur një person që kishte qenë pjemarrës në aheng.

Personi në fjalë po vazhdon të trajtohet në Spitalin Rajonal të Gjakovës.

Rasti ka ndodhur në fshatin Dobidol të Rahovecit.

Njoftimi i plotë:

Stacioni Policor në Rahovec pasi kishte pranuar informatë për të shtëna me armë zjarri në fshatin Dobidol-Rahovec, iu janë përgjigjur rastit dhe kanë arrestuar të dyshuarin N.M., mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, lindur në vitin 1968, i cili dyshohet se rreth orës 23:00 në një aheng kishte shtënë me armë zjarri.Nga të shtëna dyshohet se aksidentalisht është qëlluar një person, mashkull i moshës madhore i cili vazhdon të trajtohet në Spitalin Rajonal të Gjakovës për shkak të plagës së shkaktuar nga një predhë e plumbit.

Në cilësinë e provave materiale është konfiskuar një pistoletë prodhim turk me një karikator dhe katër gëzhoja të kalibrit 9mm.Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me vendimin e të cilit personi i dyshuar është ndaluar në mbajtje për 48 orë. Ndaj tij është iniciuar rast për vepër penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Më shumë artikuj

Të fundit