-3.1 C
Pristina
E martë, 7 Shkurt, 2023

Reagon Rusia pasi Brnabic tha se po kërkohet t’i vendosin sanksione Putinit dhe ta njohin Kosovën

Rekomandime

Zëdhënësja e diplomacisë ruse, Maria Zahkarova, ka reaguar pasi kryeministrja serbe Ana Brnabic ka deklaruar se Serbisë po i kërkohet nga BE’ja që t’i vendosë sanksione Rusisë dhe që Serbia ta njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Në reagimin e saj Zahkarova ka thënë se një kërkesë e tillë e Evropës për Serbinë “është qesharake”.

“Kjo është vërtetë qesharake. Çfarë ka mbetur nga Evropa në BE? Vetëm një referencë gjeografike për kontinentin. Evropa si qytetarim ruhet në Rusi”, ka shkruar drejtuesja e propagandës ruse.

Ditë më parë Brnabic tha se Serbisë po i kërkohet nga BE’ja që t’i vendosë sanksione Rusisë dhe që Serbia ta njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Nga pushteti serb vazhdimisht ka këso ankesa. Ndërsa kujtojmë që Serbia është shteti i vetëm i rajonit që nuk i ka vendosur sanksione Rusisë dhe nuk është rreshtuar krah ndërkombëtarëve.

Kosova ka qenë ndër shtetet e para që i ka caktuar sanksione Rusisë.

Më shumë artikuj

Të fundit