Vazhdojnë kërcënimet ndaj aktivistes Zana Avdiu.
I radhës është Rexhep Xhemaili nga Bujanoci. Ky i fundit, përmes një videoje ka kërcënuar Avdiun duke thënë se një ditë apo tjetrën do të takohet me të.
Madje, ndër të tjerash ai ka deklaruar që do t’ia heqë kokën.
Këtë e konfirmoi avokati i Avdiut, Arianit Koci përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.
Kujtojmë se i njëjti mbrëmë konfirmoi se aktivistja për shkak të kritikës ndaj gjestit të Xhakës kishte pranuar mijëra kërcënime.